Telegrafi

Do të dëmshpërblehen banorët e Kavadarit që pësuan nga moti i lig

Komuna e Kavadarit do t’i dëmshpërblejë qytetarët të cilët pësuan dëme nga moti i lig. Drejtoria lokale sot u ka bërë thirrje të gjithë banorët e Kavadarit të paraqesin dëmet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitjet dorëzohen në zyrën e Qendrës qytetare informative, njofton AIM.

‘Pas pranimit të kërkesës, Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve nga moti i lig do të del në vend për të vërtetuar ndonjë dëm të mundshëm, çka do të vijojë procedurë ligjore për ndihmë ligjhore, informojnë nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë Drejtorisë lokale’. /Telegrafi/