Site icon Telegrafi

A do të del PSP-ja fitimtare në Kuvendin e Maqedonisë?

Vazhdimi i afatit të punës së PSP-së dhe mbrojtja e dëshmitarëve varet nga votat e deputetëve të pavarur dhe nga PDSH-ja, edhe pse BDI-ja ka bërë të ditur se do t’i mbështesë ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e Talat Xhaferit nga BDI-ja, dhënë për Tv Nova, kjo parti premtoi mbështetjen për PSP-në, ndërkaq partneri qeveritar OBRM-PDUKM-ja deklaroi se nuk do të mbështesin asnjë ndryshim të kërkuar nga prokurorja speciale, Katica Janeva.

Megjithatë, edhe pa OBRM-PDUKM-në, të dy ligjet mund të kalojnë vetëm nëse LSDM-ja voton bashkë me PDSH-në dhe deputetët e pavarur, përfshi BDI-në.

Deputetët e pavarur, Zulfi Adili, Sollza Grçeva, Ljubica Buraliev dhe Liljana Popovska kanë konfirmuar për Tv Nova se do t’i mbështesin të dy ligjet të cilët do të ndikojnë në punën e PSP-së.

PDSH-ja nuk ka dhënë asnjë detaj për këto dy ligje. Deputeti i kësaj partie, Imer Aliu ka deklaruar se qëndrimi i partisë do të dihet nesër./Telegrafi/

Exit mobile version