Një burrë me sa duket i dehur, mbijetoi disi pasi u godit të shtunën nga një tren mallrash teksa flinte përgjatë shinave të trenit në Peru, thanë autoritetet lokale.
“Treni e rrëzoi atë, por nga ndonjë mrekulli nuk e mbyti”, tha për AFP, Javier Avalos, zyrtar i sigurisë për qytetin Ate në provincën Lima, transmeton Telegrafi.
“Ai me sa duket ishte në gjendje të dehur, ra në gjumë përgjatë shinave të trenit dhe nuk e ndjeu trenin që po vinte”, shtoi Avalos.
Treni ishte në një lëvizje të rregullt drejt Andeve peruane kur goditi 28-vjeçarin Juan Carlos Tello, tha ai, duke shtuar se u ndal shpejt.
Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga qyteti, tregojnë se lokomotiva e tërheq zvarrë të riun për disa metra.
Ai pësoi vetëm lëndime të lehta në krahun e majtë, tha Avalos. /Telegrafi/