Policia ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi që të njëjtit derisa ishin në restorant dhe nën ndikim të alkoolit, ankuesit mashkull kosovar (pronarit) duke mos u larguar nga lokali i kanë shkaktuar probleme.
Gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/