Site icon Telegrafi

Të dehur dhe pa leje drejtimi, 21 qytetarë të arrestuar dhe nën hetim në Tiranë

21 qytetarë janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa patentë në Tiranë.

Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, 52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet,” ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version