Site icon Telegrafi

Do të dëgjohen dëshmitarët në seancën për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, i cili i referohet përgjimit të paligjshëm, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Rasti është në fazën e procedurës provuese dhe dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.

Seancat dëgjimore të mëparshme ishin të mbyllura për publikun për shkak të dëgjimit të dëshmitarëve të punësuar nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK). Deri më tani, Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish-drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, ish-kryeministri Zoran Zaev dhe të tjerë kanë dëshmuar në këtë procedurë.

Rasti po udhëhiqet nga gjyqtarja Xheneta Bektoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov./Telegrafi/

Exit mobile version