Princ Leka dhe Elia Zaharia së fundmi kanë vizituar New York-un, ku kanë pasur rastin të jenë pjesë e darkës së organizuar nga fondacioni i Versailles.
Çifti gjithashtu kanë pozuar së bashku për revistën presigjoze franceze Point de Vue.
Aktorja Zaharia është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe nuk heziton që herë pas here të publikojë ndonjë fotografi përkrah princit.
Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në llogarinë personale në Facebook një fotografi shumë të veçantë ku shfaqet bashkë me Princ Lekën duke shëtitur në Manhattan.
Të freskët dhe me ngjyra, çifti duket sikur po shijojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, me organizimin e një dasme të madhe mbretërore në Tiranë. /Telegrafi/