Site icon Telegrafi

Të dashuruar së bashku edhe në palestër, Heidi dhe Robin Krasniqi nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri (Foto)

Çifti i njohur Heidi Lushtaku dhe Robin Haxhi Krasniqi janë kthyer në personazhet më të dashur për publikun.

Modelja dhe boksieri i njohur tash e sa kohë janë në lidhje dashurie, ndërsa kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Heidi është ajo, e cila më shpesh publikon fotografi të çiftit në rrjetet sociale.

Dhe imazhet tregojnë se ata nuk po ndahen asnjë çast nga njëri-tjetri.

Lexo po ashtu Dashuri përrallash, Heidi dhe Robin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit (Foto)

Përveçse gjatë gjithë ditës që janë bashkë, Heidi dhe Robin ndajnë edhe ushtrimet e palestrës së bashku.

Ndonëse Krasniqi është më i përkushtuar në ushtrime falë profesionit, edhe Heidi duket se nuk po ia lë mangut duke mbajtur vazhdimisht trupin e saj në top formë.

Dyshja duken shumë të lumtur dhe të dashuruar edhe gjatë kohës kur pozojnë gjatë pauzave të tyre në ushtrime. /Telegrafi/

Exit mobile version