Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu dhe moderatori i “Shqiptarqe Krejt” Arlind Kahrimani kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Ata bënë bujë duke e konfirmuar romancën e tyre përmes një interviste së bashku në emisionin e vetë Kahrimanit.
“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë?”, iu drejtua ai Vesës gjatë bashkëbisedimit të tyre.
“Hajt po i tregojmë se përnime u bë boll. Më kanë bë bashkë me 100 njerëz, qe e vërteta”, u përgjigj ish-banorja e BBVK-s.
“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri ai Vesës gjatë intervistës duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.
Arlindi më pas potencoi se pikërisht tani vendosën që ta ndajnë lajmin me të gjithë.
Sipas Vesës, përveç dashurisë që kanë për njëri-tjetrin, mbështetja e ndërsjellë i mban të dy bashkë. /Telegrafi/