Një grua e pushtuar nga xhelozia, ka zhveshur të dashurën e burrit të cilën e nxori lakuriq në rrugë dhe filloi ta lyej me salcë peshku dhe të specave të djegës, me qëllim që plagët që ia kishte shkaktuar t’i djegin më shumë.
Giang Jun, 30-vjeçe, po punonte në sallonin e saj të ondulimit në Thanh Hoa të Vietnamit, kur një grua e nervozuar u fut brenda dhe filloi ta akuzoj për marrëdhënie me burrin e saj, transmeton Telegrafi.
Gruaja e martuar raportohet ta ketë tërhequr zvarrë për flokë Jun, të cilën e nxori në rrugë e zhveshi lakuriq dhe filloi ta godasë në çdo pjesë të trupit.
Dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, ajo i hodhi mbi trupin e ënjtur nga goditjet salcë peshku dhe të specave të djegës. Ky akt poshtërues tashmë është bërë trend në këtë vend, ku gratë konfrontohen në mënyrë të dhunshme me të dashurat e burrave të tyre.
Ky incident është filmuar nga kalimtarët e rastit, kurse policia ka filluar hetimet dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmueses. /Telegrafi/