Një fluturim me aeroplan për në Britani është shtyrë për shkak se piloti kishte marrin testin pozitiv të COVID-19, derisa ishte në kabinën e pilotit.
Një pasagjer këtë përvojë e dokumentoi në një video në TikTok që u bë virale, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte futur në aeroplan dhe po bëhej gati për udhëtimin 9-orësh në drejtim të Barbabodsit, por pasagjerët mbetën duke pritur pa marrë asnjë njoftim për plotë dy orë.
E pas dy orëve u është kumtuar lajmi se piloti kishte rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Pasagjerja Darcey Born, 20-vjeçe, ka ndarë momentin në TikTok duke shkruar: “Piloti sapo mori mesazhin që i tregoi se është pozitiv, kështu që kemi mbetur të ngujuar në aeroplan”.
Mund të dëgjohet sesi piloti lajmëron: “Ajo çfarë aktualisht po bëjmë është se jemi në kërkim të një piloti tjetër që do të zë vendin dhe jemi në proces e sipër, por kjo nuk do të ndodhë shpejtë pasi kemi njerëz që po tentojnë të gjejnë më të dashurit e tyre”.
Në një përgjigje dhënë për Newsweek, British Airways ka thënë: “Kemi kërkuar falje dhe kemi falënderuar klientët për durimin dhe mirëkuptimin, derisa ekipet tona janë duke punuar në ndërrimin e pilotit në afat të shkurtër – me qëllim që të mund të vazhdojnë udhëtimin”. /Telegrafi/
@darcdikdokThought I was going away to escape corona #fypシ #covid #holiday #vacation