Personave të dënuar të cilët kanë kryer trajnime për profesionet bukëpjekës dhe përpunues të prodhimeve bravare në burgun e Kumanovës sot do t’u ndahen vërtetime, informoi Drejtoria për kryerje të sanksioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndarjen e vërtetimeve do të marrin pjesë përfaqësues zyrtar nga Drejtoria për kryerje të sanksioneve, Programi për zhvillim të Kombeve të bashkuara-UNDP, MASH, shkollat e mesme provajdere të trajnimeve ‘Nace Bugjoni’ dhe ‘Kiro Burnaz’, si dhe personat e dënuar të cilët i kryen me sukses trajnimet profesionale. /Telegrafi/