Ligjet në Shtetet e Bashkuara, e ndalojnë që të burgosurve t’ju ndalohet ushqimi, si pjesë e dënimit për sjellje të këqija.
Andaj, në mënyrë që të ndëshkohen për veprimet e palejuara, iu shërbehet kjo gjellë e pazakontë me pamje jo të mirë dhe pa shije, transmeton Telegrafi.
Megjithëse duket sikur është e mykur dhe ka krimba, të gjithë përbërësit janë në rregull dhe të shëndetshëm, duke arritur së bashku deri në 1,100 kalori.
Por, djathi pa yndyrë, karotat e paziera, spinaqi nga kavanozi, rrushi thatë, fasulet e ziera lehtë dhe buka e bluar, së bashku me disa përbërës tjerë, nuk japin shije të mirë nëse përzihen së bashku.
Raportohet se shumë pak nga të burgosurit, të cilëve iu është shërbyer kjo gjellë, ia kanë dalë ta hanë, duke mbetur shumica të uritur. /Telegrafi/