Të burgosurve shembullor në Maqedoni do t’u mundësohet që të ndjekin aktivitete kulturore-artistike.
Kjo do të mundësohet pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, dhe Burgut të Shkupit, në Shuto Orizare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshjen do ta nënshkruaj ministri Robert Allagjozovski dhe drejtori i burgut të lartpërmendur, Gjoko Kotevski.
Memorandumi parasheh ndjekje të aktiviteteve kulturore-artistike për të burgosurit shembullorë, pasurim të bibliotekave, organizim të punëtorive dhe aktiviteteve kulturore-artistike në burgje, nga vetë të burgosurit, si edhe vizita të artistëve në burgje. /Telegrafi/