Telegrafi

Të burgosurit rrahin brutalisht gardianin në një burg në Angli, kamerat e sigurisë kapin momentin kritik

Kamerat e sigurisë Brenda një burgu në Britani kanë kapur momentin kritik, kur dy ekstremist islamik sulmojnë brutalisht gardianin duke e goditur me shufra të hekurta.

Brusthom Ziamani, 25-vjeç dhe Baz Hockton, 26, kanë sulmuar gardianin Neil Trundle në burgun e Whitermoor në Cambridgeshire, transmeton Telegrafi.

Në video shihen Ziamani dhe Hockton duke e përcjell Trundlen, i cili kishte shkuar në kuzhinë për të marrë një lugë të cilin e fusin më pas me dhunë dhe fillojnë ta godasin.

Si pasojë e sulmit Trundle ka pësuar lëndime të shumta trupore, ndërsa pas intervenimit të gardianëve tjerë Ziamani dhe Hockton janë prangosur menjëherë dhe janë future nëpër qeli të ndryshme. /Telegrafi/