Grupet e bandave të ndryshme që shkaktuan rebelim në një burg në Karolinën e Jugut ku humbën jetën shtatë të burgosur, po konsiderohet si rebelimi më vdekjeprurës në SHBA që nga ai në vitin 1993.
Si pasojë e rrahjeve brutale 17 burgosur tjerë janë plagosur, ka njoftuar Bryan Stirling, drejtor i Departamentit Korrektues, transmeton Telegrafi.
Rebelimi dhe rrahja filloi mes bandave që luftonin për territor, dhe kontrabandim me telefona brenda qelive të burgut.
“E gjitha filloi si luftë për territor, por edhe për kontrabandim me telefona. Këta të burgosur luftojnë për para dhe territor”, ka shtuar Stirling.
Zyrtarët e burgut kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me kompanitë kompetente, për të bllokuar sinjalet e telefonave mobil në burgje.
Kjo ngjarje po konsiderohet si më vdekjeprurësja në burgjet e SHBA-ve, që nga viti 1993, kur nëntë të burgosur humbën jetën në Lucasville.
44 gardianë ishin në detyrë në burgun me 1583 të burgosur, kur shpërtheu dhuna gjatë të shtunës mbrëma. Autoritetet e sigurisë gjithashtu kanë publikuar listën e të burgosurve që kanë humbur jetën në rrahjen masive.