Site icon Telegrafi

Të burgosurit punojnë, paguhen me një euro në ditë: Këto janë punimet që ata i kanë bërë (Video)

Pjesën më të madhe të ditës ky i burgosur në qendrën korrektuese në Dubravë e kalon duke punuar. E, puna që bëjnë iu sjell edhe benefite.

Si këta dy, brenda burgjeve janë të punësuar edhe 600 të burgosur të tjerë. Bile brenda burgut aplikohen metoda të ndryshme për të siguruar mjetet e punës, njofton Klan Kosova.

Për punën që e bëjnë paguhen nga vetëm një euro në ditë. Puna i aftësoi ata, e këtë e tregojnë edhe punimet e atyre që kanë rënë ndesh me ligjin.

Por, as një nga këto punime nuk mund të shitet aktualisht. Po të mundësohej një gjë e tillë edhe numri i të burgosurve të punësuar do të rritej.

Për të funksionalizuar ekonominë e burgjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë duhet të nënshkruhet vendim për themelimin e Njësisë Ekonomike. /Klan Kosova/

Exit mobile version