Policia është në kërkim të dy të burgosurve të arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje rreth orës 23:50 të mbrëmjes në stacionin policor, LJ.D. është njoftuar se nga njësia e burgut të Idrizovës, dy të burgosur nën kërcënim me armë zjarri, me një thikë e kanë kërcënuar personin për t’i dëreguar me automjet në zonën e fshatit Nerez.
Ministria e Brendshme tha se kishte marrë masa për të gjetur të burgosurit. /Telegrafi/