Telegrafi

Të burgosurit në Smrekonicë mbjellin qindra rrënjë tranguj dhe domate

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, të burgosurit kanë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton Telegrafi.

“E gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.
SHKK synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg”, thuhet në njoftim./Telegrafi/