Të burgosurit në një burg në Oklahoma City kishin marrë peng gardianin, duke e rrahur dhe therur disa herë me thikë, ku pas interevenimit të policisë njëri prej të dyshuarve qëllohet për vdekje.
Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma, ku shihet se si i burgosuri Curtis Montrell Williams, 34-vjeç, qëllohet me armë derisa ia mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez, transmeton Telegrafi.
Misquez i cili ishte marrë peng për rreth një orë, shihet në kamerat e sigurisë duke u grushtuar në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur tjetër.
Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata spërkatën gardianin me sprej, e gjithçka filloi pas ankesave të burgosurve për kushtet në burg – me pretendimin se nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqim.
Dy zyrtarët policorë që qëlluan Williamsin që u transmetuar live në mediat sociale – janë identifikuar si Coy Gilbert dhe Kevin Kuhlman. Që të dy janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.
E jashtë burgut kanë shpërthyer protestat duke kërkuar që të shkarkohen menaxhmenti i burgut, derisa familjarët e Williamsit kanë pretenduar se ai u vra derisa kërkonte kushte më të mira në burg. /Telegrafi/