Site icon Telegrafi

Të burgosurit në burgun e Mitrovicës rezultojnë negativ në testin për COVID-19

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas testimit të 56 të burgosurve në Burgun e Mitrovicës, të gjithë të burgosurit kanë dal negativ në testin për COVID-19.

Ky testim është bërë pasi disa gardian dhe një infermier të punësuar në këtë burg, kishin rezultuar pozitiv, ditë më parë në test.

“Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19. Nga 56 teste të bëra sot nga IKShPK në Burgun e Mitrovicës, ku janë përfshirë të gjithë të burgosurit në testim, rezulton se të gjithë janë negativ. Kjo dëshmon edhe një herë se përkundër faktit se disa gardian dhe një infermier kanë qenë të infektuar me zbatim të plotë të masave mbrojtëse në punë dhe me disiplinë në këtë periudhë, është arritur që të pengohet përhapja e infeksionit tek të burgosurit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu është bërë e ditur se institucionet shëndetësore përgjegjëse, do të gjurmojnë kontaktt e gardianëve dhe infermierit të infektuar.

“Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version