Telegrafi

Të burgosurit në Angli filmojnë veten duke rrahur të burgosurit tjerë, pamjet i publikojnë si paralajmërim për rivalët (Video, +18)

Të burgosurit nëpër burgjet e Anglisë janë duke i shfrytëzuar telefonat e mençur, për të filmuar veten duke i rrahur brutalisht të burgosurit e tjerë nëpër qelitë, dhe më pas pamjet i publikojnë në Instagram për t’i paralajmëruar rivalët se mund ta kenë fatin e njëjtë.

Pamjet rrëqethëse brenda burgjeve të Londrës, Birminghamit dhe Liverpoolit, shfaqin të burgosurit duke rrahur brutalisht të burgosurit tjerë, transmeton Telegrafi.

Madje njëri nga viktimat detyrohet të kërkoj falje për krimet e bëra derisa pandërprerë e godasin në kokë dhe e mbulojnë në gjak. Në një video tjetër një burrë i maskuar ka filmuar qelinë e tij të mbuluar në gjak, duke u krenuar me atë çfarë u ka bërë të burgosurve tjerë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar gardianët dhe policia kanë konfiskuar 15 mijë telefona të mençur dhe SIM kartela brenda qelive të burgjeve, që i bie se një në gjashtë të burgosur kishte telefon. /Telegrafi/