Telegrafi

Të burgosurit iu ankuan gazetës për Sudokun e “pazgjidhshëm”

Për këtë, ata i kanë shkruar gazetës “Express and Echo” që t’ju japë përgjigje për enigmën.

“Së bashku me 84 të burgosur të tjerë, jemi munduar të gjejmë zgjidhje, por më kot”, shkruan në letrën e të burgosurve, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi qasje të përditshme në gazetë dhe nuk i shohim zgjedhjet e mëhershme, andaj ju kërkojmë të na jepni përgjigjen, apo të pranoni se keni gabuar diku”, kanë shkruar ata në ankesën drejtuar gazetës.