Site icon Telegrafi

Të burgosurit e vitit ’81 tregojnë për vitet e burgut

Neriman Brah,a ish i burgosur politik ka thënë, se “Kosova është larë me gjakun e djemve dhe vajzave më të mira dhe ideali i tyre nuk ka arrit aty ku duhet”.

Ai ka thënë se gjaku i dëshmorëve është shkelur.

E drejta për vetëvendosje, e drejta për gjuhë, përdorimi i flamurit, kanë qenë disa nga kërkesat që Braha ka thënë se i kanë kërkuar.

Rrahim Rama si i gurgosuri më i ri në grupin e të burgosurve të vitit 81, ka thënë se shumë e vështirë ishte koha kur ka rënë në burg në këtë moshë.

“Kanë filluar grupet që kanë ardhë nga Shqipëria dhe kanë kënduar në shume evente dhe e them se në atë kohë kanë filluar të gjitha dhe e them se në vitin 79-të e kemi zyrtarizuar grupin tonë dhe kemi thur pankarta dhe kemi bërë thirrje “Trepça punon, Beogradi ndërton”, ka thënë Rama, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Kadri Kryeziu një ish tjetër i burgosur politik, ka thënë se në vitin 81 jemi organizuar nën frymen e Kadri Zekes dhe vëllëzërve Gërvalla.

Rama ka thënë se Kosova duhet ta nxjerrë ligjin për pastrimin e figurave publike.

“Nuk është mirë që për hirë të këtyre njerëzve që kanë vuajtur në burgje dhe e them se ne jemi shumë zemër mirë, ne kemi falë shumë si të burgosur politik. Mirpo nuk do të ishte në rregull që ne torturuesit tanë, ata që na kanë rrahë ti shohim nëpër paraqitje publike”, ka thënë Rama.

Ai ka kërkuar që së paku mos të paraqiten në publik, sepse sipas tij mund të ketë pasoja.

Këtë mendim Rama e ndan edhe për ata persona që janë fytyrë publike./Tribuna/

Exit mobile version