Të burgosurit që vuanin dënimet në burgun e Idrizovës kanë ndalur grevë këtë mëngjes. Drejtori i Idrizovës Bobi Mojsoski tha se ai ka biseduar me ato dhe u ra dakord që ai t’i dërgoj kërkesat e tyre deri tek Qeveria, trupit për pajtim (kuvendit) dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Të burgosurit, ndërkohë, thonë se greva është ndërprerë pasi ato ranë dakord me Mojsoskin, përveç që t’i dërgoj në Qeveri kërkesat njëkohësisht edhe t’i përfaqësoj ato para institucioneve.
“Ata kanë katër kërkesa dhe kanë të bëjnë me dënimet. Arritëm në një gjuhë të përbashkët se asgjë nuk do të zgjidhet nga një grevë urie, por nga bisedimet”, tha Mojsoski për “Makfax”.
Të burgosurit kërkojnë amnisti të përgjithshme për të gjitha krimet e lejuara nga Kushtetuta, duke ndryshuar dënimin për të dënuarit me burgim të përjetshëm, duke rishqyrtuar të gjitha krimet që ata i konsiderojnë si procese të montuar, ndërsa të dënuarve që janë shtetas të huaj tu prolongohet statusi siç parashihet me ligjin evropian./Telegrafi/