Një i dënuar me burg të përjetshëm, e ka filmuar dhe postuar në internet ahengun që e ka zhvilluar me të burgosurit tjerë.
Në pamjet e xhiruara në një burg të sigurisë së lartë në Britani të Madhe, shihet Dominic Usher duke vallëzuar dhe kërcyer me miqtë, transmeton Telegrafi.
Por, në shumicën e skenave shihet 29-vjeçari dhe të dënuarit tjetër, teksa marrin një pluhur të bardhë që dyshohet të jetë kokainë, TEK tregojnë sasi të ndryshme të kanabisit, si dhe e tymosin atë përmes tubit për inhalim.
Të dënuarit nuk hezitojnë të tregojnë ushqimet e shpejta nga McDonald’s, si dhe të tjerat që janë të ndaluara në ambientet e burgut.
Ministria e Drejtësisë ka reaguar menjëherë rreth rastit, duke kërkuar që të zbulohet se si ai doli Usher të ketë në qeli telefon dhe qasje në internet, si dhe se ku e siguroi drogën e ushqimin. /Telegrafi/
https://youtu.be/wSLPYlwINGE