Në burgun e grave që ndodhet në Recife të Brazilit, të burgosurat kanë organizuar një aheng ku kanë konsumuar alkool dhe janë droguar.
Gati secila prej tyre ka pasur telefon në duar, gjë që është e ndaluar në ambientet e qendrës ku duhet të kryhet vuajtja e dënimit, derisa në korridor nuk shihet asnjë gardiane, transmeton Telegrafi.
Të veshura me rrobe që ua zbulojnë shumë trupin, ato kanë vallëzuar me muzikë si dhe kanë bërë ‘selfie’ me njëra-tjetrën.
Për një moment, shihet njëra që konsumon kokainë nga një enë e madhe, për ta dhënë më pas te shoqet e saj, derisa një tjetër tregon ato që duken sikur kanabis i mbështjellë në letër.
“Ky është turpi i Brazilit”, shkruan në përshkrimin e videos, që ka rrjedhur në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/5anxc9uv_Wk