Site icon Telegrafi

Më të bukura dhe më të lehta për mirëmbajtje: Pesë top stile flokësh për vjeshtë (Foto)

Sezoni që po vjen premton pak angazhim dhe flokë perfekt të stilizuar! Mendoni që nuk është e mundshme? Do t’ju bindim që është e mundshme!

Vjeshta, siç edhe e dimë, është stinë ideale për ndryshim kur është fjala për gjatësinë e flokëve. Qoftë kur është fjala për balluket dhe prerjen dramatike, ose vetëm kur doni dukje ndryshe dhe cilësore të flokëve pa shkuar te salloni i floktarit, mos u brengosni, për të gjitha këto kemi menduar.

Për inspirim, po kalojmë menjëherë te fotografitë dhe çfarë stili flokësh do të bartin në sezonin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

1. Tallaze të lëshuara

Për dallim nga tallazet tipike të flokëve, në këtë rast marifeti është t’i lidhni posaçërisht çdo kaçurrel dhe t’i largoni nga fytyra në mënyrë që të keni strukturë të plotë dhe patjetër krihni dhe shprishni tallazet në mënyrë që në të njëjtën kohë të keni flokë të lëshuara dhe të stilizuara.

2. Flokë të lëpira

Sërish janë në modë, madje sidomos në ditët e para të vjeshtës. Natyrisht që vetë mund ta bëni këtë pamje! Me pak xhel flokësh, krehër dhe llak, stilizoni flokët për ndonjë ngjarje të rëndësishme.

3. Flokë që drejta

Nëse jeni të gatshme për një hap të madh dhe dëshironi pamje dinjitoze, frizura bob do të jetë opsioni më i mençur edhe këtë vjeshtë. Shikoni se si këtë e bën Kim Kardashian: Moderne dhe elegante. A na nevojitet vërtet më shumë se kjo?

4. Tokëza të egra

Gjithmonë, ose gjithmonë në modë do të jenë flokët kaçurrelë, të egra dhe të shthurura! Nëse dëshironi të jeni shik këtë vjeshtë, stilizoni bash sikur Siera!

5. Balluke të holla

Këto balluke të lehta, komode do të jenë hapi i parë në ndryshimin e dukjes suaj. Çelësi është në shkujdesje, askush nuk është ithtar i besimit se a është secila qime në vend të vetin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version