Sido që të jetë moda, sado që të kalojë koha, gjithnjë rikthehemi te ato “lingerie” që i mbajmë veç të tjerave për ndonjë rast special, por pse jo edhe për përditë. Po flasim për ato të brendshmet seksi, me dantella të zeza që ngrenë gjoksin lart e zhartierët që mbajnë çorapet e gjata të najlonit. Ato nuk do dalin kurrë nga moda.
Por ajo që njihet si periudha e artë e të brendshmeve seksi, janë vitet ’20 me ikonën e sensualitetit Marlene Dietrich. Edhe pse njihej kryesisht për veshjet e saj të stilit mashkullor, Marlene u bë e paharrueshme në filmin e saj “Blue Angel” ku shfaqte këmbët e saj të mrekullueshme me zhartier dhe çorape të gjata të zeza.
Edhe nëse linjat tuaja nuk janë perfekte si të Dita Von Teese, një palë të brendshme të tilla do ta kompesojnë këtë. Por fundja, të brendshmet e bukura nuk shërbejnë vetëm për të kënaqur sytë e partnerit. Provoni nesër në mëngjes, të vishni nën rrobat tuaja të zakonshme, një komplet seksi që përqafon format trupore. Vetëbesim është ai që ndieni? /Telegrafi/