Shën Valentini vetëm sa nuk ka trokitur në derë, dhe shumë femra kanë filluar të brengosen se si t’i “gëzojnë” partnerët e tyre.
Kjo festë parasheh shkëmbimin e dhuratave mes çiftit, ndërsa shumica e çifteve nuk hezitojnë që pas një darke romantike ta vazhdojnë ‘afterparty-n’ në një dhomë luksoze hoteli, transmeton Telegrafi.
Prandaj, shumica e femrave dëshirojnë që paraprakisht të përgatiten më shumë sesa me një dhuratë dhe ta befasojnë të dashurin edhe me linjat e tyre trupore – të cilat gjithmonë janë seksi pavarësisht formës apo madhësisë.
Cosmopolitan ka përpiluar një listë me disa nga të brendshmet më seksi për këtë Shën Valentin, e të cilat i shkojnë më së shumti për shtati femrave me gjokse të vogla. /Telegrafi/