Në një pjesë periferike në Chengdu të Kinës, janë lënë prej vitesh shumë vetura luksoze, të cilat janë braktisur nga pronarët.
Në këtë pjesë, në mesin e 200 veture janë dy Bentley, dy Land Rover dhe tre Mercedes-Benz të mbuluar nga barishtet, të cilat me gjendjen që janë arrijnë deri në gjysmë milioni euro, transmeton Telegrafi.
Por, pse janë lënë këto super-vetura, në këtë vend që njihet si ‘varrezat e veturave të të pasurve’.
Shumica e veturave janë blerë me para që janë mbledhur nga aktivitetet kriminale, dhe pronarët nuk mund t’i kenë në pronësi.
E disa të tjera janë braktisur, sepse për arsye të ndryshme nuk mund të kenë pronar dhe dokumentacion legjitim.
Zyrtarët komunal, janë në hall me këtë dhe nuk po dinë si të veprojnë me këto vetura të cilat nuk i kërkon askush. /Telegrafi/