Telegrafi

Do të bllokohen vendkalimet kufitare të Maqedonisë, këto janë oraret

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se OBRM-PDUKM-ja do të protestoj çdo ditë në vendkalimet kufitare të Maqedonisë.

Bllokadat do të ndodhin më 20 dhjetor, nga ora 16:00 e deri në ora 18:00 në Bogorodicë, vendkalimi kufitar me Greqinë, pastaj më 21 dhjetor, nga ora 17:00 e deri në ora 18:00, në vendkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë.

Më 22 dhjetor, OBRM-PDUKM-ja do ta bllokoj vendkalimin kufitar ”Deve Bair”, nga ora 17:00 e deri në ora 18:00, ndërkaq më 24 dhjetor do të protestohet përsëri në Bogorodicë, nga ora 16:00 e deri në ora 18:00./Telegrafi/