Bashkimi Evropian do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë amerikane bioteknike Moderna, për sigurimin e vaksinës kundër coronavirusit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lajmin e konfirmoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, von der Leyen tha se marrëveshja që do të nënshkruhet të mërkurën do të lejojë bllokun të blejë rreth 160 milionë doza të vaksinës.
“Sipas rezultateve të provave klinike, kjo vaksinë mund të jetë shumë efektive kundër COVID-19. Sapo të vërtetohet me të vërtet efikasiteti dhe siguria e kësaj vaksine, secili shtet anëtar do ta marrë atë në të njëjtën kohë”, u shpreh von der Leyen.
Ndryshe, kompania amerikane Moderna, thotë se vaksina e saj është afër 95 për qind efektive. /Telegrafi/