Pas një jave do të dihet nëse me Drenasin do të udhëheq Ramiz Lladrovci i PDK-së apo Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.
Këtë të fundit po e përkrahin edhe kandidati i pavarur, Xhavit Drenori, AKR e Partia Fjala.
Por, Vehbi Berisha i kësaj të fundit thotë se pavarësisht përkrahjes, nuk do të jetë pjesë e fushatës e cila do të zhvillohet zyrtarisht nga 12 dhjetori deri më 16 dhjetor.
Ndryshe nga Fjala, AKR do të jetë pjesë e fushatës së kandidatit të Nismës. Ndërsa, kandidati i pavarur, Xhavit Drenori, thotë se marrëveshjen e tij për bashkëpunim ia ka dërguar të dy kandidatëve, të cilën e ka pranuar vetëm ai i Nismës. E, kjo ka ndikuar që edhe pse të mos jetë pjesë e fushatës, t’i sugjerojë elektoratit të tij ta votojnë Isa Xhemajlajn më 18 dhjetor. /Klan Kosova/