Asdren Gjikolli ka qenë mysafirë i Luana Vjollcës tek emisioni ‘Pa Limit’.
Reperi i njohur më mirë si Gjiko, brenda kornizës së lojës ka pohuar se sa i lumtur është që po e takon live moderatoren seksi shqiptare.
Kujtojmë se pejani raportohej se është i dashuruar në moderatoren gjakovare Elita Rudin, e cila së shpejti do të fillojë një emision në RTV Dukagjini.
Ndryshe, reperi pejan është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/