Të kryhet revizion i të gjitha studimeve të miratuara për gërmim të xeheve, si dhe koncesioneve për hapje të xeheroreve, tha Liljana Popovska nga partia RDM pas përfundimit të konferencës së sotme ndërkombëtare “Të gjelbërit e Evropës kundër xeheroreve të vdekjes”.
“Ka dokumentacion voluminoz që duhet t’i bëhet revizion. Ne insistojmë të bëhet kjo pasi që pjesa më e madhe e koncesioneve janë dhënë gjatë dy viteve të kaluara, gjegjësisht gjatë krizës politike. Të gjitha janë sjellur pa diskutim publik, me përjashtim të diskutimit për xeheroren Illovica”, tha Popovska.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe aktivistë qytetarë të cilët flisnin për pasojat e dëmshme të gërmimit për ar dhe bakër dhe kërkojnë mbylljen e xeheroreve në mbarë vendin.
Fjalime në lidhje me këtë temë kishin edhe përfaqësues nga Të gjelbërit evropian nga Bullgaria dhe Greqia, si pjesë e përkrahjes për luftën e RDM-së kundër hapjes së xeheroreve në vend./Telegrafi/