Telegrafi

A do të bëhet realitet ura e parajsës me ujëvarë

Kryeqyteti i Francës do të mund të bëhet me urën më të bukur të këmbësorëve në botë

Është paraparë që ura e gjelbër e mrekullueshme me ujëvarë të jetë e vendosur në zemër të Parisit falë planit të gjerë të rekonstruksionit të qendrës së qytetit, sipas të cilit kryeqyteti do të jetë më mirë i rregulluar për këmbësorë.

Ura me dizajnë futurist do t’i lidhë dy brigjet e lumit Sena te parku Bercy. E quajtur “Babylon”, ura e re gjithsesi do ta bëjë Parisin destinacion edhe më atraktiv për turistët, transmeton Telegrafi.

“Babylon” do të ketë shtigje të mëdha në disa nivele, larg zhurmës dhe tollovisë së zakonshme të komunikacionit.

Elementi qendror dhe më atraktiv i urës – ujëvara, do të derdhet në lumin Sena në rrjedhën e përhershme dhe do t’i paraqesë homazh këtij lumi dhe fuqinë e ujit të tij.

Rreth ujëvarës do të shtrihet shtegu në formë sheshi rrethor, i cili do të jetë i zbukuruar me pemë, bimë shkurresh dhe lulesh.

Ky shesh është imagjinuar si vend i këndshëm për takime të turistëve vendorë. Gjithashtu është interesante ideja që të dy skajet e urës përgjatë shtigjeve të bëhet kopsht me pemë dhe perime për të cilat do të kujdeset Qyteti.

Vizitorët e urës do të mund të shërbehen me fryte të kopshtarëve vendorë.

Është paraparë që ura të jetë energjikisht efikas dhe që energjinë për furnizimin e ndriçimit dhe aktivizimin e pompave për ujëvarë do ta marrë nga turbinat e ajrit të cilat janë vendosur mbi urë. /Telegrafi/