Nga: Bruce Springsteen
Përktheu: Fadil Bajraj
Të kam përcjellë bukur gjatë
Përpiqesha të kuptoja se ku dhe kur
Ia patëm filluar të kalonim rrugës së njëjtë
Mbase tash ka ardhur koha që t’i afrohemi njëri-tjetrit
Nuk e di se kur do ta kemi një rast të këtillë
Kohëve të mira disi gjithmonë u vjen fundi
Nuk e di se kur do ta kemi një rast të këtillë
Kohëve të mira disi gjithmonë ikin
Të bëhemi miq, loçkë, të bëhemi miq
E di se jemi të ndryshëm ti dhe unë
Fillo të sillesh pak më ndryshe
Ka ardhur koha që e kaluara të jetë histori
Njëmend, nëse do të mund t’ia nisim të bisedojmë
Nuk e di se kur do ta kemi një rast të këtillë
Kohëve të mira disi gjithmonë u vjen fundi
Nuk e di se kur do ta kemi një rast të këtillë
Kohëve të mira disi gjithmonë ikin
Të bëhemi miq, loçkë, të bëhemi miq
Po flitet shumë tash
Lëri të flasin ti e di se je e vetmja
Ka shumë mure që duhet rrënuar
S’bashku mund t’i rrënojmë një nga një
/Telegrafi/