Telegrafi

Do të befasoheni me skuadrën e re të Alban Mehës

Mesfushori kosovar, Alban Meha, karrierën do të vazhdojë në Arabi Saudite, te skuadra Al Nassr, raporton “Anadolu Bugun Spor”.

Meha 30-vjeçar, ka kontratë me skuadrën e Superligës së Turqisë, Konyaspor deri në fund të këtij edicioni. Ai ka shkëlqyer në kampionatin turk, veçanërisht në pjesën e parë të stinorit.

Në 23 ndeshje sa ka luajtur, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë gola të tjerë. Konyaspor zë vendin e tretë në renditje. Skuadra arabe Al Nassr, i ka bërë një ofertë Mehës, ofertë që pritet ta pranojë reprezentuesi i Shqipërisë.

Al Nassr është kampion i tetëfishtë i Arabisë Saudite, por këtë stinor gjendet në mesin e tabelës.