Jerome Boateng pritet të kthehet në Bundesliga pas dy viteve të kaluara në Francë me fanellën e Olympique Lyon.
Qendërmbrojtësi gjerman ishte në prova te Bayern Munich për disa ditë, por nuk ka arritur t’i kaloj atë dhe nuk fitoi kontratë.
Megjithatë Boateng ka gjetur një klub që i ka bërë ofertë dhe do të rikthehet në Bundesliga.
Siç raporton gazeta ‘Bild’, mundësia që Boateng t’i bashkohet FC Heidenheim është shumë e madhe.
Klubi i inkuadruar në Bundesliga këtë edicion i ka bërë ofertë qendërmbrojtësit veteran dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.
35-vjeçari e ndien vetën në formë dhe dëshiron të jap kontribut për ta ndihmuar drejt arritjes së objektivave për të mbetur në Bundesliga. /Telegrafi/