Telegrafi

”Të bashkuarit për Maqedoninë” edhe një herë sulmojnë gazetarët

Apelet e organizatave dhe institucioneve kundër dhunës ndaj gazetarëve si duket kanë hasur në vesh të shurdhët, pasi sonte është sulmuar edhe një ekip gazetarësh në protestat kundër gjuhës shqipe në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit e nismës ”Të bashkuar për Maqedoni” kanë sulmuar sonte ekipin e Televizionit Telma, të cilët i kanë ofenduar gjatë marrjes së deklaratave nga protestuesit.

Më herët janë sulmuar ekipet e televizionit TV24, dhe portalit A1on.

Për sulmuesit e gazetarëve A1on është hapur procedurë hetimore ndërsa për një sulmues është lëshuar edhe padi. /Telegrafi/