Site icon Telegrafi

“Të Bashkuar për Maqedoninë”, sot protestoi për lirimin e Boshkoskit

Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë”, sot ka protestuar përpara ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Ljube Boshkoskit, njofton Portalb.

“Stop për torturën, liri për Ljube Boshkoskin, menjëherë”, thonë organizatorët.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partive politike dhe aktivistëve që t’i bashkëngjiten protestës së “Të Bashkuarve për Maqedoninë”.

Nga partia në fjalë gjithashtu kanë bërë thirrje deri te drejtori Zhivko Pejkovski që të mos bëhet pjesëmarrës siç thonë ata, në torturën ndaj Ljube Boshkovskit. /Telegrafi/

Exit mobile version