Barcelona duket se do të nxitojë në zgjedhjet presidenciale që janë paraparë të mbahen në vitin e ardhshëm.
Klubi katalunas do të zgjidhte presidentin e ri në verën e vitit 2021, mirëpo duket se një gjë e tillë do të mbahet edhe më herët.
Duke parë dështimin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve në edicionin që lamë pas, Barcelona dëshiron t’i zgjidh problemet sa më parë.
❗️ LATEST NEWS | The FC Barcelona Board of Directors call presidential elections for first matchday after March 15, 2021.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 17, 2020
Josep Maria Bartomeu thuhet se do të jetë përsëri kandidat, mirëpo do të rivalizohet edhe nga ish-presidenti, Sandro Rosell.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 15 mars, duke parë gjendjen aktuale në klub.
Aty do të diskutohet edhe për financat e klubit që në pesë vitet e fundit kanë arritur shifrën e një miliardëve. /Telegrafi/