Barcelona ka qenë ndër skuadrat më aktive gjatë afatit kalimtar veror.
Katalunasit arritën të bënin disa transferime të rëndësishme, teksa vlen të theksohet se fituan garën për futbollistë me parametra zero.
Andreas Christensen, Franck Kessie, Hector Bellerin e Marcos Alonso ishin futbollistët që ishin të lirë dhe iu bashkuan katalunasve.
Prioritet i gjigantit nga La Liga është të vazhdoj këtë politikë të marrë futbollistë në mbarim të kontratës.
Këtë e ka thënë edhe drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany.
“Ne duhet të fokusohemi gjithnjë e më shumë në tregun e lojtarëve që janë të lirë”.
“Këtë vit ne kemi transferuar futbollistë si Franck Kessie, Andreas Christensen, Marcos Alonso dhe Hector Bellerin, dhe mendoj se të tjerë do të vijnë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Alemany. /Telegrafi/
Barça will try to sign more free agents in 2023, director Alemany confirms: "We've to focus more and more on the market of players who are free". 🔵🔴👀 #FCB
"This year we have done it with Kessié, Christensen, Marcos Alonso and Bellerín, with many more to come". pic.twitter.com/hqG5He8rQR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 10, 2022