Është shtyrë seanca e sotme në komitetin për azil, ku duhej që të dëgjohen të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, Goran Gruejvski dhe Nikolla Boshkovski, bën të ditur 24Vesti.
Arsyeja e shtyrjeës është fakti që dy të kërkuarit nuk gjenden në Selanik, por në Athinë, ku nesër është caktuar seancë në Gjykatën e Lartë të Greqisë.
Kjo seancë do të mbahet për shkak të ankesave të tyre para Gjykatës Themelore të Selanikut./Telegrafi/