Telegrafi

Të armatosurit që mundohej ta grabiste një dyqan në Minnesota iu afrua një vajzë tetëvjeçare – ajo e goditi grabitësin duke mos ditur se çfarë po ndodhte

Një hajdut i armatosur, i cili tentoi të grabiste një dyqan, nuk e kuptoi se çfarë e goditi kur një vajzë iu afrua dhe i dha një mësim të drejtë!

Gjithçka ndodhi të shtunën rreth orës 20:30 në një dyqan në Minnesota, kur një hajdut i tërhoqi një armë pronarit, e cila vetëm më vonë doli të ishte false.

“Vuri armën në banak dhe më tha t’i jepja të gjitha paratë, gjithçka që kisha në kasë dhe unë i thashë po”, tha pronari Leo.

Gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës tetëvjeçare të Leos, e cila qëndronte në kasë. Leo i tha policisë se u përpoq të qëndronte i qetë përballë hajdutit, duke i shpjeguar se do t’ia dorëzonte patjetër të gjitha paratë dhe se e vetmja gjë që kishte rëndësi për të ishte siguria e vajzës së tij.

Kamerat e sigurisë kapën hajdutin më pas duke lëvizur pas banakut me një armë në dorë.

Nga frika se mos i bënte keq vajzës së tij, Leo e goditi me grusht dhe e rrëzoi në dysheme, por skena e radhës i la të gjithë pa fjalë. Vajza e Leos kapi një shkop dhe filloi të godiste hajdutin!

“Jam shumë krenar për të, ajo është kaq e fortë”, tha Leo.

Vogëlushja e guximshme i dha disa goditje hajdutit teksa ai tentoi të arratisej.

Leo thotë se nuk ishte as në dijeni që vajza e tij i kishte dalë në mbrojtje derisa e pa videon nga kamerat.

“Doja vetëm të qaja. Kur pashë videon regjistrimin… Nuk e prisja që ai ta bënte këtë. Prisja që një vajzë e vogël të qante dhe të bërtiste”, tha Leo.

Kur e pyeti të nesërmen se çfarë e bëri atë ta bënte këtë, vajza e vogël me sinqeritet tha se “babai, thjesht doja të të mbroja, sepse të dua më së shumti në botë”.

Hajduti u arrestua dhe po mbahet në paraburgim. /Telegrafi/