Telegrafi

Të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe hanxharë po vraponin rrugëve, njërin prej tyre vetura e shtyp për vdekje – kamerat filmojnë gjithçka në Birmingham (Video, +18)

Ky është momenti kur pjesëtari i një bande shtypet me veturë nga rivalët, derisa ai së bashku me shokët po vraponin nëpër një rrugë me shkopinj bejsbolli dhe hanxharë në duar.

Si pasojë e goditjes ky i ri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin kur goditet me veturë dhe hidhet disa metra në ajër, për të përfunduar i përplasur me fytyrë në asfalt, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në rrugët e një lagje në Birmingham të Anglisë, ku me sa duket viktima së bashku me shokët e tij disa minuta më herët kishin sulmuar personin që e shtypi në veturë.

Por, ndryshe thotë një dëshmitar okularë që ka pranuar për mediat angleze se viktima dhe shokët e tij fillimisht kishin kërcënuar me armë një femër të paarmatosur, që kishte ngritur duart në ajër nga frika.

Dhe kur personi në veturë i vërejtur iu vërsul për t’i shtypur, por vetëm njëri prej tyre e pësoi kur dy tjerët arrijnë t’i shmangen përplasjes. /Telegrafi/