Telegrafi

Të ardhurat nga turizmi në Kroaci shënojnë 7 % ulje

Kroacia, ka shënuar për muajt e parë të këtij viti një rënie prej shtatë për qind të këtij biznesi në gjashtë muajt e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të Bordit Kombëtar të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit, në gjashtë muajt e parë të vitit 2,76 milionë turistë pushuan në bregdetin kroat të Adriatikut, duke shënuar një shifër më të ulët se për çdo vit tjetër.

Vetëm për muajin qershor, thuhet se turistët e huaj ishin në numrin 1,2 milionë të mbërritur ose gjashtë për qind më pak se vitin e kaluar.