Site icon Telegrafi

Të ardhurat nga akciza në Shqipëri u rritën me 7.6%

Të ardhurat nga akciza në Shqipëri, gjatë muajit korrik u rritën me 7.6% krahasor me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Financave,në vlerë monetare të ardhurat nga ky tregues u rritënnë 4,2 miliardë lekë, si rrjedhojë e shtimit të importit të produkteve të akcizës.

Ekspertët shprehen se performanca pozitive është rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm në administrim dhe flukseve të normalizuar të importeve. /Telegrafi/

Exit mobile version