Telegrafi

Të akuzuarit për sulmin në Kuvend, ankohen për paraburgimet

Një pjesë e avokatëve të cilët mbrojnë të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend, kanë dorëzuar ankesa në Këshilli Penal për Ankesa. Nga Gjykata Penale thonë se afatet për ankesa ndaj vendimit të gjykatës akoma janë të hapura.

Afati për çdo vendim veçmas prej 24 orëve fillon prej momentit që miratohen dhe pranohen vendimet e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur ankesat të arrijnë në gjykatë, dorëzohen në Këshillin Penal, i cili ka afat 48 orë të sjell vendim. Varësisht kur do të kompletohen lëndët, Këshilli sjell vendim dhe më pas do të informojë”, thonë nga Gjykata Penale./Telegrafi/